Episodi i fundit i Prive i sezonit – intervistat më EKSKLUZIVE sonte (VIDEO)

By

Emisioni Prive në Klan Kosova me Liberta Spahiun, po e përmbyll sezonin e radhës, për tu rikthyer edhe më fuqishëm në shtator.

Dhe emisioni i fundit po përmbyllet me disa emra të spikatur të skenës muzikore shqiptare.

Këngëtarja Kida, flet ekskluzivisht për Prive par largimit nga menaxhmenti i On Records.

Këngëtari Butrint Imeri si rrallë herë, flet për dashurinë dhe raportet me vajzat.

Reperja Tayna vjen në një intervistë pikante për Prive, ndërsa këtë javë pikën ia qet ylli i muzikës popullore, Shyhrete Behluli.

Emisioni i fundit, përmbyllet edhe me Jonida Vokshin e cila do të rrëfejë nëse si nuse Kosove, do i respektojë traditat e vendit?

Ndiqeni këtë të shtune në ora 19:00, edicionin e fundit të Prive për këtë sezon, me materiale të përgatitura nga Vlorijan Halili e Artan Telakun, e nën moderimin e Spahiut.

Më poshtë mund ta ndiqni promon e emisionit:

 

Artikuj të ngjashëm