Vetë është ‘mbretëresha e Instagramit’ me mbi një milion ndjekës.
Milionat e kanë përcjellur Encën edhe në këngët e saj në Youtube.
Por, për disa miliona, këngëtarja ka diçka për të thënë.
Enca i ka thumbuar disa prej kolegëve të saj me numrin e madh të shikimeve në Youtube duke i konsideruar se i blejnë ato.
‘Është qesharake për mua që ne jemi gati në vitin 2018 dhe ka akoma artistë që i blejnë shikimet në Youtube’ – shprehet Haxhia në postimin e bërë në Snapchat.
Për kë mund ta ketë pasur vallë? /Prive.al/