Javë më parë, Roza Lati ishte protagoniste në “60 sekondat” e Prive, teksa në pyetjen se “Kë nuk do ta ftonte në emision?” – ajo u përgjig, “Mbretëreshën e Instagramit, që e ndjekin 12 vjeçarët” duke përmendur indirekt këngëtaren Enca Haxhia.
Kjo e fundit, javën që lamë pas ishte në një rrëfim ekskluziv për Prive, ku tregoi të gjitha të rejat profesionale por edhe ato personale.
Ndër të tjera u pyet edhe për deklaratë që bëri xhiron e medias. Enca u shpreh se nuk ka asgjë me askënd, dhe se është tip paqësor e këtë energji e do për këtë vit.
“Më vjen keq që ka akoma personazhe publike, që kapen akoma me emrin tim që të bëjnë ndonjë lajm, por që nuk do t’ua jap këtë kënaqësi.” – u shpreh këngëtarja teksa tha se vlerëson punën e gjithkujt sepse e di sa e vështirë është që të jesh në shoubiz.
Teksa deklaratën e plotë rreth kësaj çështje e keni në materialin e mëposhtëm./Prive.al