Këngëtarja e famshme Enca Haxhia, u bë shënjestër e Miss Shqipërisë Trejsi Sejdinit, e cila ia përmendi emrin në emisionin e Roza Latit, “Why Not”.
Një fanse e pyeti Trejsin: “A je e virgjër edhe ti si Enca?”
“Po Enca është sa tri Trejsi. Sigurisht që është e virgjër, kush mund ta qojë?”, përgjigjet Trejsi, duke e ofenduar fizikun e Encës.
Por këngëtarja kishte thënë kur ishte vetëm 18 vjeçe te Arian Cani se ishte e virgjër, dhe atë kohë edhe mund të ketë qenë meqë ishte shumë e re.
Derisa në emisionin Nd’rrimi i Natës muaj më parë, në lojën Haje ose Thuaje, ajo kishte thënë se ndonëse s’kishte pasur një lidhje romantike, ajo nuk është e virgjër. /Prive.al