Emina vazhdon qëndrimin në Mal të Zi duke na prezantuar me kujtime të fëmijërisë

By

Modelja e famshme, Emina Çunmulaj, këto javë po qëndron në Nal të Zi, së bashku me dy vogëlushet e saj.

Ajo udhëtoi drejt Malit të Zi tani së fundmi për të qenë prezentë në ditën e zgjedhjeve të vendit, duke apeluar me javë para që të votonin për partinë shqiptare.

Emina pozoi në perëndim të diellit duke mbajtur një grusht dhe ku shkruan se kjo është toka e saj e aty u rrit.

“Kjo është toka ime. Këto janë perëndimet më të bukura të diellit. Kjo është toka e jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi i yt!”– shkroi modelja krahas fotos.

Vizitat e modeles në Malësi nuk janë aspak të rralla, e as tani që udhëtimi është vështirësuar si pasojë e pandemisë.

Përkundrazi, ajo shfrytëzoi lirimin e masave që disa jave të verës t’i kalonte në Malësi, ashtu siç bën gati çdo verë.

Modelja po ri-jeton kohët e saj të fëmijërisë, duke i ndatë këto kujtime edhe me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo publikoi dhe pamje të tjera ku tregon vendin ku ka kaluar fëmijërinë.

“Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”– shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.

Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes”. 

 

Artikuj të ngjashëm