Modelja Emina Cunmulaj po vazhdon të ndajë në rrjete sociale momente nga jeta private.
Pasi dje u shpreh në lidhje me atë se si dëshiron ta ketë e bija e saj të ardhmen, sot ajo ka treguar se çfarë ka gatuar për burrin e saj.
Duket se amerikano-iraniani Sam Nazarian, nga çfarë thotë Emina, pëlqen tejmase ushqimin shqiptar.
Për këtë arsye, ajo ka vendosur ta ‘llastojë’ atë me recetat e mësuara nga nëna. Modelja ka përgatitur mes të tjerash çorbë dhe lakëror për burrin e saj.
Ndryshe, kujtojmë se çifti kurorëzoi dashurinë në Qershor të këtij viti në një ceremoni ku nuk munguan as traditat shqiptare. /Prive.al/
https://instagram.com/p/9EU-oPxq4l