Emina Çunmulaj në duart magjike të Kacit dhe Sellmës, modelja duket rrezatuese

By

Ajo ka bukurinë, e ata kanë duart magjike!

Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj, është rregulluar nga dora e grimeres së njohur Sellma Kasumovic dhe në imazhet që Prive ka siguruar, ajo duket rrezatuese.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri ku Emina ndodhet me misionin për t’i ndihmuar familjet e varfra, ajo është takuar edhe me stilistin e flokëve Kaci Lleshin, i cili ka dhënë më të mirën në flokët e bukura të Eminës.

Treshja kanë bashkëpunuar për të sjellë një pamje të freskët të modeles e cila para ca muajsh, u bë nënë për herë të dytë dhe po duket jashtëzakonisht bukur! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm