Vrasja e tij dy vite më parë pati shokuar mbarë opinionin kosovar dhe më gjerë.
Elvis Pista, kandidati për deputet u vra në pritë mund të mos jetë fizikisht në mesin tonë por si figurë e paharrueshme, po vazhdon të kujtohet nga familjarë e dashamirë.
Në nder të të ndjerit dhe veprave të tij të cilat i kujtojnë qytetarët e Kosovës, po realizohet edhe një videoklip.
Ky videoklip po punohet nga Artvision. Regjia dhe skenari mbajnë firmën e Agron Sokolit, dramaturgut të njohur i cili eksperiencën e tij të madhe në këtë fushë e shkrinë në një prej projekteve domethënëse për qytetarët e regjionit të Anadrinisë.
Sokoli ishte pjesë e “Stupcave” së fundmi si producent.
Videoklipi titullohet “Elvisit Tonë”. Kënga do interpretohet nga Vullnet Zhuniqi, në tekst të Fatmir Mujës.
Ky projekt pritet të publikohet brenda një periudhe të shkurtër