Elvana ka diçka për të thënë (FOTO)

By

14 Qershori i 2017-tës për Elvana Gjatën shënoi një etapë të re në karrierë.

Pas mbi një dekade si një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare, rradha i erdhi tentativave për famë ndërkombëtare me ‘Forever is Over’, produkt muzikor i Poo Bear dhe David Guettas.

E në këto 24 orë nga publikimi, komentet ishin të shumta.

Fansa e madje edhe kolegë e komplimentuan këngëtaren e cila pasi ka ‘akumuluar’ energjinë më të mirë nga feedback-u ka vendosur t’i thotë disa fjalë përmes një postimi në Instagram, i shkruar në gjuhën angleze.

‘Zemra ime është plot. Shumë dashuri për gjithë fansat e mi, miqtë dhe kolegët për përkrahjen. Ky është vetëm fillimi i një punë të gjatë për t’u bërë dhe unë vetëm mund të shpresoj që nuk do ju zhgënjejë duke ju bërë juve dhe veten krenarë. Ju dua’ – deklaron Elvana.

Ndryshe, kënga në 24 orë ka tashmë gjysmë milioni shikime të procesuara në Youtube. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm