Elvana Gjata sapo lumturoi fansat me postimin e saj të fundit në Instagram.
Këngëtarja njoftoi se do të organizojë një koncert në stadiumin Air Albania më 22 qershor.
Ajo u shpreh e emocionuar duke thënë se ka kohë që pret për të ndarë këtë lajm me fansat e saj. Më tej ajo tha se 22 qershori do të jetë një natë shumë e veçantë për të dhe shpreson që e tillë të jetë për të gjithë.
“22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada, për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit,” u shpreh ndër të tjerash Elvana Gjata. /Prive.al
View this post on Instagram