Elvana Gjata ka thyer heshtjen pas katër muajve të gjatë.
Përmes një postimi të gjatë ajo ka rrëfyer për vështirësitë e kaluara pa harruar t’i falenderojë të gjithë ata që kanë pyetur e janë kujdesur për të gjatë kësaj periudhe aspak të lehtë.
Në shkrimin e gjatë, Elvana konfirmon se do i rikthehet aktivitetitit muzikor duke mos i munguar fansave të saj.
Më poshtë shkrimi i plotë:
‘Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.
Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…
Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.
Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj..