Elvana dhe Flori në Top Fest

By

Nesër festivali i muzikës moderne shqiptare Top Fest mbyll edicionin e fundit. Tashmë gjithaçka është gati për një event muzikor ndryshe nga ajo që e kemi parë nga ta.

Përpos pjesëmarrësve në skenë, të dielën do të ngjiten edhe të ftuar special si Era Istrefi, Capital T e grupi Troja nga Kosova.

Përpos tyre Prive mëson se të pranishëm do të jenë edhe kantautori Flori Mumajesi dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Lufta për vendin e parë duket të jetë e ashpër dhe emrat që po lakohen si fitues janë Ledri, Ermali, Lumi kundër Noizyt me Elgit Dodën./Prive.al

Artikuj të ngjashëm