Elita i jep leje Gjikos: ‘Nga tani mund të shkosh…’

By

Në ditën ndërkomëbatare të baballarëve, Elita Rudi është përkujdesur që një urim të mos mungojë as për personin e saj të zemrës, Gjikon i cili këtë vit e feston të parin me epitetin e babait.

Përmes një postimi me një video të Zërit, prezantuesja mes tjerash shprehet: ‘Urime Dita e Babait për mbretin e kështjellës sonë. Faleminderit që ke qëndruar gjithë këto kohë me neve, duke më ndihmuar mua të mos kem ndonjë depresion të pas-lindjes dhe duke qenë pranë fëmiut tonë në muajt më të rëndësishëm të jetës së tij’.

Ajo gjithashtu i ka dhënë ‘leje’ bashkëshortit që të mungojë pak më shumë në muajt në vijim të cilët janë më të ngjeshurit për artistët falë koncerteve të verës.

‘Ne do jemi gjithmonë mirënjohës dhe ti tashmë je i lirë të shkosh e të ndezësh verën me muzikën tënde. Unë dhe Zëri jemi fansat më të mëdhenjë dhe muzika jote është më e mira përpara gjumit. Të duam, babai më i mirë në botë‘ – përfundon Elita.

Kujtojmë se Gjiko ka paralajmëruar për këtë muaj këngën e re e cila është e preferuara nga të gjitha për Elitën që na premton se hitin e verës për këtë vit do ta ketë burri i saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm