Elhaida Dani, një yll në ‘pauzë’?!

By

Filloi fuqishëm debutimin në tregun e muzikës shqipe. Mori pjesë në disa kompeticione në vend e rajon ku doli e para.

Zëri i Elhaida Danit mposhti edhe kolegët e afirmuar në festivalin e muzikës moderne ‘Top Fest’ ku u shpall kampione me projektin ‘Sje më’.

Pasi shijoi pothuajse të gjitha skenat shqiptare me shumë sukses u nis drejt Italisë ku edhe atje nuk mbet në hije por doli fituese në edicionin e parë të ‘The Voice’.

Nënshkroi kontrata të rëndësishme atje e publikoi edhe klipin e parë për tregun Italian.

Pas asaj u kthye sërish në Shqipëri këtë herë me qëllimin e përfaqsimit të vendit në Eurovision të cilën e arriti.

‘I’m alive’ ishte kënga që Dani mori me vete në skenën Europiane e që u pëlqye shumë duke fituar edhe tiketën për finale.

Pas përfundimit të kësaj eksperience u bë bashkë me disa këngëtare që u njoftua në kompeticionin e muzikës në Europë, të cilat publikuan klip të përbashkët.

Por nga ky moment e deri sot Elhaida Dani nuk solli asnjë projekt të ri muzikor e nuk e pamë as në medie.

Ajo që mund të thuhet me siguri është se nuk është larguar nga muzika e këtë e dëshmon një imazh në një ambient familjar por pse u shkëput nga skena e madhe pas Eurovision nuk dihet sepse këngëtarja nuk ka deklaruar akoma asgjë.

elhaida

A është kjo pauzë e këngëtares apo është duke punuar në diçka akoma më të madhe, presim e shohim në vijim./Prive

Artikuj të ngjashëm