Eksperienca fantastike e Ryva Kajtazit (VIDEO)

By

Këngëtarja Ryva Kajtazi, bashkë me personin e zemrës ka disa ditë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pasi tokën amerikane e shijoi mirë nga toka, duke nisur që prej shëtitjeve në bulevardet e mëdha e vizitat në qendra tregtare e atraksione, Ryva sot i ka lënë radhën një eksperience të re.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Ryva ka marrë një aeroplan privat për t’i rënë rrotull bukurive të Amerikës.

Pak nga kjo pjesë, këngëtarja e ka ndarë me fansat në rrjete sociale. Luksi s’po i mungon as Ryvës … /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm