Ekskluzive: Revoltohet Çiljeta, braktis studion e emisionit ‘THUMB’

By

Nuk janë të rralla rastet kur marrëdhëniet mes personazheve të showbiz-it apo ato me gazetarët të krisen për një deklaratë të dhënë në momentin e gabuar, apo për disa pyetje ‘të guximshme’, të cilat bëhen me insistim.

Pikërisht kjo gjë ka ndodhur në xhirimet e puntatës së parë të sezonit të ri të emisionit “Thumb” në “Abc News”, të gazetareve Aulona Musta e Fatma Haxhialiu.

Prive ka siguruar një video ekskluzive të momentit kur Çiljeta, një prej të ftuarave të emisionit, braktis studion e nervozuar nga pyetjet e dy gazetareve. Bazuar në informacionet e marra, këngëtarja është revoltuar kur Aulona dhe Fatma e kanë ngacmuar për një temë ‘të nxehtë’, për të cilën Çiljeta nuk ka preferuar të përgjigjet.

Insistimi i dy gazetareve për të thumbuar ka shkaktuar gjithë nervozizmin, deri në largimin nga studio.

Ende nuk ka një reagim nga Çiljeta rreth asaj që ka ndodhur, ndërkohë që të kontaktuara prej nesh, Aulona dhe Fatma janë shprehur se “Thumb” ka vendosur ta transmetojë të gjithë skenën ditën e shtunë në orën 18:00, për të treguar se asgjë nuk ka qenë tendencioze.

Artikuj të ngjashëm