EKSKLUZIVE: Nis dasma e çiftit më të ri të estradës

By

Mark Marku dhe Nora Muçaj janë dy nga emrat më të ri të estradës që dashurinë e tyre po e kurorëzojnë me martesë.

Organizimi madhështor veçse ka filluar e të ftuarit kanë filluar dal ngadalë që të vijnë përderisa mbrëmja po mbahet në njërin prej lokaleve më luksoze në Prizren.

Natyrisht në një mbrëmje të tillë nuk mund të mungonin as fytyrat tona publike ku deri më tani në aheng kanë mbërritur Anita Haradinaj me familjen e saj, Gent Fatali, Fatos Kryeziu, Diellza Kolgeci, Leze Qena e shumë të tjerë që pritet të vijnë në vazhdim.

Për argëtimin e mysafirëve sonte do të përkujdeset këngëtari i njohur Ymer Bajrami.

Prive.al ju sjell fotografi ekskluzive nga fillimi i ceremonisës martesore teksa në vazhdim do t’iu sjellim edhe detaje tjera të dasmës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm