Ekskluzive në NIN: Adelina rrëfen detajet e shtatzënisë

By

Këngëtarja Adelina Ismaili në rrëfimin ekskluziv për NIN me Alaudin Hamitin ka rrëfyer detajet e shtatzënisë.

Ajo tregoi se lajmin e ka kuptuar në Korrik të 2016-tës kur koha ishte shumë e nxehtë me ç’rast ka ndjerë simptomat e para.

‘Momentin e kam të shënum në Korrik, ka qenë shumë nxehtë, fund i Korrikut. Nuk mujsha me besu. Ka kohe që e pres por prapë është ajo ndjenja, e cuditshme tash kur më kujtohet. Pothuajse krejt bota ndalet’ – deklaroi Adelina.

Diva konfirmoi se foshnja është djalë dhe tashmë çifti ka bërë shumë blerje.

Adelina nënvizoi që nuk e ka pritur të jetë djalë për faktin se familjarisht, ajo nuk ka pasur vëlla dhe në farefis shumica kanë lindur vajza. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm