Për mbi një vit e gjysmë ka qenë ndër emrat më të komentuar në media.
Mirëpo, përgjatë gjithë kësaj periudhe, Afrona Dika nuk ka folur.
Heshtja e saj përfundon sot dhe ku tjetër pos në Prive.
Në një intervistë ekskluzive, bukuroshja do t’i rrëfejë të gjitha, nga viti i vështirë që kaloi, ndarja me Bleron dhe arsyet e saj, deri tek romanca më e re.
Cilat arsye i dhanë fund shtatë viteve e gjysmë bashkë me Bleron?
I kujt ishte faji mes të dyve?
Kush i ka marrë zemrën Afronës?
Kur planifikon të krijojë familje?
Për këto e më tepër se kaq, sonte në kanalin e Prive në Youtube nga ora 19:30 teksa materiali i plotë ekskluziv ju pret të dielën me fillim nga ora 21:40 në Klan Kosova!