Edi Rama zbulon një sekret! Shqipëria u bë vendi i xhirimeve për një super-spektakël

By

Diçka që nuk dihej akoma për publikun u bë e ditur sot nga Edi Rama.

Sezoni i ri i reality show shumë të famshëm holandez “I infiltruari” ka xhiruar në Shqipëri plot 12 episode.

Sipas Edi Ramës, kjo shfaqje do ta prezantojë shumë ndryshe Shqipërinë në sytë e publikut holandez.

“NJË LAJM I BUKUR

U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality shoë-t të famshëm holandez, “I infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve☀️”, shkruan Rama.

Gjithashtu, pas transmetimit të shfaqjes, Shqipëria do të duhet të “përgatitet për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm”.

Nga data 1 janar 2022, publiku holandez do të ndjekë se si konkurrentët VIP-a holandezë do të s’kualifikohen një nga një gjatë aventurave në vendet më mahnitëse të Shqipërisë. 11 yjet holandeze, janë artistë të njohur, prezantues televizivë, aktorë, krijues, gazetarë, shkrimtarë, këngëtarë. Në serinë finale të “Wie is de Mol?” (Kush është i infiltruari?) do të përcaktohet fituesi i sezonit 22 -të, por gjithashtu, do të demaskohet edhe i infiltruari, ai që gjatë gjithë serive shkakton dëme, ai që eliminon shokët me intrigat e tij dhe krijon situata të mistershme gjatë gjithë serive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm