“Edhe ti” thyen të gjitha rekordet brenda 24 orëve!

By

Me kë do të bëje një super hit?! – Kjo është pyetja e cila i’u drejtua Mozzik, para disa muajsh në një program televiziv.

Përgjigja e tij ishte e thjeshtë: Tayna. E dyshja u bënë bashkë për të sjellur një nga krijimet më të përfolura ndonjëherë në diskografinë shqiptare.

“Edhe ti” mban emrin kjo këngë e cila tashmë ka thyer të gjitha rekordet shqiptare në kohëzgjatjen prej 24 orëve.

1 milionë klikime për 8 orë, e 2 milionë për 14 orë. Ndërsa tashmë kur janë bërë një ditë e plotë janë të verifikuara afro 2 milionë e gjysmë shikime në kanalin e Friends Entertainment.

Padyshim që kjo këngë do të na shoqëroj gjithë vitin, e refreni i saj do të jetë ndër më të kënduarit gjatë 2020-ës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm