Ditë më parë ishte këngëtari Alban Skenderaj që bëri të njejtën lëvizje e tash rradha është për Rona Nishliun e cila vendosi që t’i bashkohet këtij spekakli në cilësinë e trajneres.
Kujtojmë se këngëtarja vite më parë ishte pjesmarrëse në Eurovision me këngën “Suus” ku u rendit ndër të parat e njëherit fitoi dashurinë e shumë fansave.
Ajo i mbeti besnike stilit të saj si në muzikë ashtu edhe në pamjen e jashtme duke mos marrë vëmendje për dukjen e saj por për talentin e zërin që posedon.
The Voice ka kohë që ka nisur audicionet nëper Shqipëri e tashmë janë drejt finalizimit të disa detajeve të vogla derisa gjithçka të jetë gati për fillimin e spektaklit.
Besojmë se artistja do të jetë një model i mirë për tu ndjekur nga ta të rinjtë pasi që ata do të kenë mundësinë të mësojnë nga një profesioniste e vërtetë. /Prive.al/