Edhe një këngëtare shqiptare me 1 milionë ndjekës në Instagram

By

I ka mbijetuar egërsisë së skenës dhe shoubizit për më shumë se dhjetë vjet. Dhe ndonëse një kohë u largua nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është rikthyer fuqishëm në skenën ku nisi karrierën.

Dafina Zeqiri së fundmi ka publikuar një numër këngësh shumë të suksesshme si “Fuego”, “Kalon” me Lumi B, “Kurgjo nuk kallxojna” solo dhe  “A don Love?” me reperin Noizy.

E të gjitha këto projekte simpatike e të suksesshme, i sollën edhe më shumë se 1 milion ndjekës në Instagramin e saj.

Kjo e bën Dafinën edhe njërën nga këngëtaret më të ndjekura shqiptare në rrjete sociale, derisa për të festuar këtë numër të madh të “followers” në Instagram, ajo publikoi një fotografi nga shtrati me një gotë vere në dorë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm