E vërejtët ngjashmërinë e këngës së Armend Rexhepagiqit me instrumentalin e Game of Thrones?

By

Në episodin e ri të serialit Game of Thrones, fare në fund ka një vijë melodike e cila i shoqëron veprimet dramatike të personazheve që luftojnë për mbijetesë.

Vija melodike është kompozuar nga Ramin Djawadi dhe fillon e bëhet më intensive fare në fund të episodit, kur Arya Stark vret Mbretin e Natës.

Nëse e dëgjoni me vëmendje, do të vëreni se kjo pjesëz muzikore ngjanë shumë me një këngë të Armend Rexhepagiqit.

Bëhet fjalë për këngën “Harrova”, një version të së cilës ai së fundmi e ka sjellë edhe me këngëtaren Tuna.

Versioni i parë i këngës “Harrova” ka shumë ngjashmëri me vijën melodike të cilën Ramin e ka quajtur “The Night King”.

Ngjashmëria në tinguj mund të vërehet sidomos tek pjesa e vargjeve: “Unë sa të desha një zot e di, ai do të ta kthejë nëse ka drejtësi”

Artikuj të ngjashëm