Është shumë aktiv në rrjete sociale ku edhe poston dhjetëra foto në baza ditore.
Por, shumica dërmuese e tyre janë nga puna e fotografit Fadil Berisha me ikona të bukurisë që pozojnë përpara aparatit të tij.
Familjen, si pjesë të rëndësishme, Fadil Berisha ka ditur ta mbajë tejet private duke mos ekspozuar shumë.
Imazhet me bashkëshorten e fëmijët janë aq të rralla saqë mund të numërohen në gishta.
Por, një përjashtim është bërë sot kur vetë i biri i Fadilit, Blair Berisha ka postuar një fotografi të prindërve me ç’rast njeh opinionin edhe me nënën e tij, bashkëshorten e fotografit me famë botërore.
Ndryshe, çifti kanë shumë vite bashkë pranë edhe dy fëmijëve të tyre që me vitet, kanë marrë rrugët e tyre në jetë duke zhvilluar karrierë të pavarur. /Prive.al/