Këngëtarja Fjolla Morina ‘goditi’ ditën e djeshme tre vajza të shoubizzit, Morenën, Arbnoren dhe Shkenda Dubovën.
Ajo i cilësoi me një epitet të rëndë duke i quajtur lavire, pjesë e krimit të organizuar.
View this post on Instagram
E një përgjigje ka ardhur nga ish-Missi, Morena Taraku.
Ajo ka komentuar në Instagram duke e cilësuar Fjollën si të sëmurë mendore.
“Kur njerëzit bien nën nivel dhe kur njerëzit me probleme mendore merren për tituj nëpër gazetat tona. Në jetën që jetojmë na duhet shumë durim sepse pa të do duhej të binim në nivelin e mostrave. Unë për vete nuk kam kohë të merrem me njerëz që s’kanë alarm në telefon dhe harrojnë kohën e ilaçeve, pastaj nga mungesa e seratoninit të tyre iu pengon lumturia e të tjerëve”, është shprehur Morena.
Ditën e sotme, Fjolla ka pasur një tjetër reagim impulsiv në Instagram.
Ajo ka akuzuar rrobaqepsen e saj për vjedhje të një byzylyku në vlerë prej afro 10,000 eurove. /Prive.al
View this post on Instagram