Artistja latine Shakira, është detyruar të largohet nga skena pasi një individ filmonte atë poshtë fustanit të saj.
E gjitha ndodhi teksa Shakira po kërcente dhe po mahniste audiencën me lëvizjet e saj skenike.
Ndërkohë që shumë njerëz ishin të entuziazmuar dhe po e shijonin momentin, një person kishte filluar të filmonte artisten nga një kënd i papërshtatshëm, nën fustanin e saj.
Kjo bëri që ajo mos të ndihej e gatshme ta vazhdonte performancën më tej, kështu që u detyrua të largohej nga skena.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme.
Shakira leaves the stage after people were filming under her dress whilst she was dancing to her new single. People are GROSS. pic.twitter.com/AxlBw6yFZL
— FEIM (@FeimM_) September 15, 2024