E papritur: Vdes ish-Missi i njohur

By

Chelsi Smith – e cila mori kurorën e Miss SHBA në vitin 1995 dhe më pas fitoi Miss Universe, ka vdekur.

Shanna Moakler, e cila u rendit e treta kur Smith mori kurorën gjatë atij viti, e kujtoi atë si mbretëreshë të bukurisë pasi mësoi për vdekjen e saj, transmeton Klan Kosova.

‘Unë jam zemërthyer. Ti ishte mikja ime dhe drita ime. Do të më mungosh dhe do të të dua më shumë se sa ti mendon’.

Sipas TMZ, Smith po luftonte me kancer të mëlçisë para se të ndërronte jetë.

E ndjera ishte 45-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm