E PAPRITSHME: A është kjo e dashura e Yll Limanit?!

By

Është tejet i ëmbël dhe simpatik.

Shumë vajza ka bërë për vete me këngët kushtuar dashurisë e me zërin e tij të ëmbël.

Po ashtu, para pak ditësh edhe diplomoi në Universitetin Amerikan në Kosovë duke marrë një diplomë bachelor.

Por kjo nuk është e reja e vetme nga këngëtari Yll Limani. Në profilin e tij në Instagram, përmes mekanizmit Instastory ai ka publikuar një fotografi jo fort të zakonshme.

Është një vajzë e cila shihet e ulur buzë një pishine, e veshur në rroba banje, por me fytyrë të kthyer mbrapa.

Këtë vajzë brune me flokë të prera në stil francez, nuk e kemi parë asnjëherë krah këngëtarit, i cili deri më tash, nuk ka bërë publike asnjë lidhje dashurie.

Por prezenca e kësaj vajze misterioze në profilin e tij në Instagram, lë hapësira për spekulime se ajo mund të jetë e dashura e tij dhe një person i rëndësishëm pasi ka vendosur ta bëjë publike! /Prive.al

Screenshot_20170517-132826

 

Artikuj të ngjashëm