E krahasojnë me Bleonën pas rikthimit nga Amerika: Si reagon Dafina Zeqiri?!

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri u rikthye pak ditë para ndërrimit të viteve në trojet shqiptare pas një periudhe relativisht të gjatë përtej oqeanit.

Koncertet e punët në këngë shqip ishin dy prej arsyeve që kthyen Zeqirin në Kosovë, shoqëruar me mallin për familjen dhe miqtë, siç rrëfeu në një intervistë ekskluzive për Prive.

(lajmi vijon nën videon e intervistës)

Por, ky rikthim nuk ka kaluar pa disa komente negative.

Ndjekësit në rrjete sociale e kanë krahasuar me Bleonën, gjoja për rikthimin në trevat shqiptare pas tentimit për të kapur sukses ndërkombëtar.

Megjithatë, kjo duket të mos i ketë penguar shumë Dafinës.

Ajo, me sportivitet, komentin e pranuar e ka ndarë me të gjithë përmes InstaStory ku thjesht bën me dije se kanë nisur ‘raundi’ i ri i këtij lloji të komenteve për vitin 2018.   /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm