E konfirmuar: Azet performon në Mitrovicë me 15 Qershor

By

Javë më parë, Prive ju njoftoi se Azet, reperi shqiptar i cili po bën bujë në Gjermani i rikthehet origjinës, Kosovës me një koncert në Mitrovicë.

Data dhe lokacioni fillimisht u mbajtën të rezervuara por tashmë kur gjërat janë bërë zyrtare, detajet janë zbuluar për opinionin.

Azet, do të performojë në Mitrovicë me 15 Qershor në hapjen e club-it më të ri ‘Kaffaz’ në një event i cili do zhvillohet në ish palestrën ‘Fatime Xhaka’ e që duket se do mbahet mend gjatë.

Are You Ready……. ?? Mitrovica New Club 2k18 AZZET & LEDRI VULA 15 Qershor @Kaffazprojekt ??Mirovice ish-Fatime Xhaka tash -KAFFAZPROJEKT

A post shared by KaffazProject (@fidanpeciofficial) on

Krah Azetit, i ftuar për të performuar do jetë edhe reperi Ledri Vula.

Kjo mega mbrëmje për gjithë adhuruesit e hip-hopit duket se do përbëjë vetëm startin e një sezoni me përplot surpriza nga ‘Kaffaz’ që duket se do e shndërrojë Mitrovicën në epiqendër të koncerteve me emra ‘BIG’. #back2back

Face 2 Face Back 2 Back @kmn_azet & @fidanpeciofficial

A post shared by KaffazProject (@fidanpeciofficial) on

Artikuj të ngjashëm