E dhimbshme: Ish-Missi diagnostikohet me kancer të lëkurës

By

Aktorja dhe Ish-Miss Universi nga Puerto Rico, Dayanara Torres ka treguar se është diagnostikuar me kancer të lëkurës dhe tani po pret për tajtimin që duhet ndjekur pas dy operacioneve.

Ajo tha përmes një postimi të hënën se mjekët ‘kanë larguar tashmë një zonë të madhe nga pjesa e prapme e gjurit dhe gjithashtu kanë hequr dy nyjet limfatike në majë të këmbës së saj’.

Torres, e cila ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ka thënë përmes një videoje se nënat kanë tendencë të kujdesen për të gjithë rreth tyre dhe të harrojnë veten.

Ajo tha se u diagnostikua me melanoma gjatë kohës kur nuk i kushtoi vëmendje vetes.

Image result for Dayanara Torres

Artikuj të ngjashëm