E dhimbshme: Gold AG publikon bisedat e fundit me Art Kurtin

By

Tragjikisht, gjatë së martës ndërroi jetë Art Kurti, aktori i serialit “O sa mirë”, që bëri famë e fitoi zemrat e publikut me rolin e tij në këtë komedi.

Policia e Gjakovës, qyteti nga vinte Kurti, fillimisht deklaroi se dyshohej për vetëvrasje, ndërsa tani është nisur edhe një pistë hetimesh për vdekjen e tij.

Vdekjen e 23 vjeçarit, e kanë përjetuar rëndë përveç familjes edhe shumë miq të tij të cilët janë edhe figura publike.

Një ndër ta është edhe reperi Gold AG, i cili ka publikuar bisedën e fundit që kishte më të ndjerin, e po ashtu edhe dedikime plot emocione, ngase ata ishin miq të mirë sepse Gold kishte luajtur në këtë serial gjatë kohës sa po luante edhe Kurti.

Foto nga Magazina.al

Artikuj të ngjashëm