E dëgjuat bashkëpunimin e ri të Azet?

By

Para pak javësh, AZET tha përmes rrjeteve sociale se do të largohej për një kohë të pacaktuar për të qenë pranë familjes.

Ky vit ishte goxha i dhimbshëm për reperin shqiptar pasi humbi babanë dhe më pas menaxherin dhe kjo ishte njëra ndër arsyet pse ai do të largohej duke mos dhënë të tjera.

Megjithatë, para se të shkojë, artisti premtoi se do të publikojë edhe një këngë të re.

Ai është bashkuar me Miami Yacine për projektin me titull “Hayabusa” e cila u publikua gjatë ditës së djeshme. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm