Dy vjet më vonë Eni Koçi ka të po të njëjtin problem shëndetësor

By

Këngëtarja shumë e dashur, Eni Koci ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.

Njëri nga ata e pyeti sërish për të njëjtin problem që ajo kishte raportuar edhe para një viti e që është parosmia – humbja e nuhatjes dhe shijes.

Këngëtarja u infektua me COVID-19 në vitin 2020 mirëpo akoma pas dy vitesh ajo nuk ka rifituar shijen dhe nuhatjen. Gjithashtu ajo ka kryer edhe vaksinimin duke bërë thirrje që të gjithë ta merrnin.

“Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam, por gjërave nuk ua ndjej erën apo shijen reale që kanë patur para Covidit. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësoj të jetoj me këtë gjë, pasi nuk mendoj që ka zgjidhje”, shkroi ajo në përgjigje të ndjekësit. /Prive.al

Eni Koçi flet për problemin shëndetësor: ‘Kam

Artikuj të ngjashëm