Dy operacione në tru: Aktorja e ‘Game of Thrones’ rrëfen peripecitë

By

Emilia Clarke, aktorja kryesore e “Game of Thrones” ka treguar në një intervistë për “New Yorker” se ka vuajtur nga dy aneurizma në tru, gjatë xhirimeve të këtij seriali.  Për herë të parë ajo u diagnostikua me aneurizëm në moshën 24-vjeçare, kur sapo ishin mbyllur xhirimet e sezonit të parë të “GOT”.

“Isha duke u ushtruar me trajnerin tim, kur ndjeva një shtrëngim në tru. U përpoqa ta injoroja dhimbjen dhe të vazhdoja, por nuk munda. I thashë trajnerit tim që duhet të pushoja. Gati duke u zvarritur shkova në dhomën e zhveshjes, me kokën ulur mbi gjunjë qava dhe u ndjeva shumë, shumë keq. Ndërkohë, dhimbja në kokë ishte sikur po më godisnin, sikur më gjuanin me thikë dhe vazhdonte të bëhej më keq. E dija çfarë po ndodhte, truri im ishte dëmtuar,”- ka thënë aktorja.

Falë ndihmë së një gruaje, Emilia kishte arritur të shkojë në spital dhe pas vizitës iu komunikua se vuante nga një hemorragji subarankoide, që do të thotë se kishte gjakderdhje në tru.

Në shumë raste, aneurizmat janë fatale, të cilat mund të shkaktojnë dhe vdekjen e dikujt ose japin dëme të pariparueshme në tru.

Artikuj të ngjashëm