Historia e Argjendit dhe Ritavanës brenda “Për’puthen” duket se nuk ka mbaruar aty.
Kjo nuk nënkupton se dyshja kanë gjetur rrugën për tek njëri tjetri – në fakt, duket se ata do të shihen në gjyq!
Pasi Argjendi tha se e ka mikeshë të ngushtë, Ritvana e mohoi këtë madje tregoi se do të përballet dhe ligjërisht me ish-konkurrentin nga Klina e Kosovës.
E pyetur nga një ndjekës nëse ata janë miq të ngushtë, Ritvana e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.
“Gënjeshtër siç edhe e ka zakon. Më kanë shkruar shumë prej jush dhe ma kanë dërguar me foto, por kam zgjedhur mos të reagoj, sepse s’me intereson. Gjërat do të zhvillohen më shumë se kaq pranë institucioneve të duhura dhe prandaj nuk e kam të nevojshme as unë, as ju një luftë me story të padëshiruara”, shkroi ajo teksa i përgjigjej ndjekësit. /Prive.al