Burimi i rinisë së përjetshme deri më tani është zbuluar vetëm nëpër filma, por ai i plakjes së parakohshme është përpara syve tanë.
Duhani është një ndër faktorët që afron plakjen. Duhanpirja ndryshon dhe ndikon paraqitjen e dhëmbëve, lëkurës dhe flokëve, duke shtuar shumë vite në pamje dhe organizëm.
Duhanpirja ka ndikim të fortë në çdo funksion të organizmit, duke nisur nga riprodhimi, zemra, kockat dhe mushkëritë. Një duhanpirës ka rrahje të shpeshta të zemrës, qarkullim të dobët të gjakut dhe frymëmarrje problematike.
Femrat kanë probleme me shtatzaninë dhe rekomandohet të mos pijnë duhan. Për më tepër, ato mund të kalojnë në menopauzë më herët se zakonisht. Nga ana tjetër, duhanpirësit kanë 15 herë më shumë gjasa të preken nga kanceri i gojës dhe mushkërive.
Duhani, vesi që shpaloset në fytyrë
Njerëzit që pijnë duhan rregullisht kanë qeska të mëdha të syve, fryrje të pjesës së poshtme të syve dhe humbje të elasticitetit të lëkurës.
Duhanpirja kronike shteron oksigjenin dhe ushqyesit nga lëkura. Disa duhanpirës kanë një lëkurë të zbehtë dhe disa të tjerë me njolla. Dermatologët thonë se këto luhatje nisin që në moshë të re.
Tymi i cigares përmban më shumë se 4,000 substanca kimike dhe shumë prej tyre shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën.
Këto të dyja i japin lëkurës elasticitet dhe forcë. Mungesa e tyre shkakton varjen e lëkurës dhe rrudha të thella. Duhanpirja shkakton rrudha në pjesën e buzëve dhe humbje të elasticitetit të krahëve dhe gjoksit.
Njollat e moshës janë më të theksuara tek një duhanpirës se sa tek një person që nuk pi duhan. Duhanpirësit kalojnë më shumë kohë në diell sipas studimeve ndaj dëmi në lëkurë është më i madh.
Dëmi tek dhëmbët dhe mishrat e tyre është më i madh tek duhanpirësit. Ata përballen me erë të keqe të gojës, rënie të dhëmbëve dhe probleme të tjera të higjenës dentare. Cigarja në dorë mund të ngjajë tërheqëse, por njollat e verdha në gishta nuk janë të tilla.
Duhani zverdh lëkurën, thonjtë dhe dhëmbët. Ngjyra largohet sapo të lini duhanin. Duhanpirja shkakton rënie të flokëve si te femrat ashtu edhe tek meshkujt. Sytë ndikohen jashtë mase nga duhani. Kimikatet shkaktojnë probleme serioze me shikimin madje edhe shfaqjen e perdes së syrit.
Duhanpirësit kanë psoriazë, një sëmundje kronike e lëkurës që prek zonat e gjunjëve, skalpit, duarve, këmbëve dhe bërrylave.
Lënia e duhanit përmirëson paraqitjen tuaj
Lënia e duhanit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ushqimin e lëkurës me oksigjen.
Fytyra juaj do të jetë më e shëndetshme dhe pa njolla.
Dëmtimet e lëkurës mund të kurohen me vitaminën C, E, kremëra kundër diellit, dhe përdorime të antioksidantëve.
Si përmirësohet shëndeti pas lënies së duhanit?
Pas lënies së duhanit, tensioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës janë normale.
Në 24 orë pas lënies së duhanit, rreziku i atakut në zemër ulet dhe në javët e para, mushkëritë nisin të pastrohen nga toksinat.
Brenda një viti, rreziku i të pasurit një sëmundje zemre përgjysmohet dhe pas 10 vjetësh nuk keni më gjasa të prekeni nga sëmundjet e mushkërive.