Duet mes Ledrit dhe Elvanës ?! Ja cila është e vërteta

By

Më shumë se asnjëherë më parë, kohëve të fundit mediat po vërshohen me lajme të ndryshme të cilat tashmë kanë kaluar në trajtën e mos marrjes seriozisht pasi as nuk po pohohen e as nuk po demantohen.

Një ndër raportimet e fundit ishte në lidhje me një duet në mes Elvana Gjatës dhe Ledri Vulës. U tha madje që edhe inçizimi i duetit të përbashkët ka filluar dhe kënga do të publikohet pas vitit të ri.

Megjithatë, burime të afërta me këngëtarët kanë hedhur poshtë në mënyrë kategorike opsionin e një bashkëpunimi mes dy emrave ndër më të pëlqyer të diskografisë shqiptare.

Ndryshe, kujtojmë se Elvana është përfolur edhe për një duet me Capital T që thuhet se do publikohet pas festave të fundvitit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm