Dua ndan me 71 milionë ndjekësit e saj postimin e Presidentes Osmani

By

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka vendosur që siç bën relativisht shpesh t’i kushtojë hapësrë Kosovës në profilin e saj.

Në Instagram ku ndiqet nga 71  milionë njerëz ajo ka ndarë fotografi nga aktiviteti i Presidentes Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve.

Dua ka sensibilizuar duke i treguar audiencës së saj për fatin e 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, një pjesë e trupave të të cilëve besohet se janë në varreza masive brenda territorit të shtetit serb përcjell Prive.al.

Lipa e ka përkthyer të plotë në anglisht shkrimin e Presidentes Osmani e cila mes tjerash thekson:

“Prandaj, gjetja e më të dashurve tanë – vajzave, djemve, nënave e baballarëve të Kosovës, është prioriteti ynë. Ne nuk mund të dialogojmë për tema të tjera përpara çështjes së fatit të të zhdukurve, sepse asgjë tjetër nuk ka vlerë krahasuar me jetët e të dashurve tanë, me njohjen e fatit të tyre dhe, së paku, me prehjen e eshtrave të tyre në tokën e të parëve. Pa zbardhjen e fatit të tyre nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon”.

 

Artikuj të ngjashëm