Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar albumin e saj të dytë me titull “Future Nostalgia”.
Në një intervistë për BBC-në, ajo ka bërë të ditur se këtë album e ka realizuar teksa ka qëndruar në karantinë me të dashurin e saj.
“Unë me të vërtetë po e shijoj këtë kohë që po qëndroj e mbyllur. Unë jam duke bërë gjëra që nuk kam pasë mundësinë për t’i bërë. Ndonjëherë thjesht po e shijoj duke fjetur dhe duke lexuar një libër”.
“E kam realizuar këtë album për t’u larguar nga çdo presion, ankth dhe mendim” thotë ajo.
“Future Nostalgia” është albumi i dytë i këngëtares, i cili vjen pas atij “Dua Lipa” të lansuar në vitin 2017.
Albumi përmban gjithsej 11 këngë, tre prej të cilave i ka publikuar me klip: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”.