Dua Lipa reagon pas lajmit të shtatzënisë së Gigit

By

Dua Lipa i është gëzuar lajmit për shtatzëninë e Gigi Hadid.

Gjatë një interviste për radio stacionin The Edge NZ, Duan e kanë pyetur se si ndihet tani që po bëhet “hallë” për beben e Gigi dhe Zayn Malik, meqenëse këngëtarja nga Prishtina është në lidhje dashurie me vëllanë e Gigit, Anwar Hadid.

“Po, është lajm shumë emocionues. Jam shumë, shumë e lumtur”, u shpreh ajo.

Ajo po ashtu tregoi se këtë informacion e kishte kuptuar disa ditë para se dilte nëpër media.

Artikuj të ngjashëm