Brit Awards ku vlerësohen artistët e njohur në botë sërish mblodhi këngëtarë të rëndësishëm ndërkombëtar.
Rrugën që ndoqi Rita Ora kur filloi karrierën po e shijon tani edhe një tjetër shqiptare. Dua Lipa e cila po befason çdo ditë e më shumë mbrëmë ishte pjesë e eventit më të madh të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar.
Dua ishte e ftuar për të ndjekur nga afër festën e madhe të kulturës në Britani. Lipa ka shijuar si mysafire gjithë ngjarjen pasiqë nuk ka qenë e nominuar e as nuk ka kënduar.
Në planin muzikor, ‘Last Dance’ po ngjitet shumë lart në klasifikime europiane duke u pëlqyer kështu produkti i ri shqiptares.