Dua Lipa këngëtarja më e kërkuar në Britani: Katy Perry reagon, ky është komenti i saj!

By

Dua Lipa sipas Spotify, zuri vendin e parë si këngëtarja më e kërkuar në Britani të Madhe.

Ajo la prapa koleget që janë emra të shquar në muzikë, si Ariana Grande, Beyonce, Rihanna dhe Taylor Swift.

Lipa mori vendin e parë edhe si kënga më e mirë e vitit 2017 nga revista TIME, e u radhit edhe para Despacito të Louis Fonsit, që la nam me atë këngë.

E pë krejt këto vlerësime që i mori, Dua Lipa u shpreh mirënjohëse në një deklaratë në Instagram, ku falënderoi edhe fansat e saj që i dhanë përkrahje.

Ky postim mori me mijëra komente, ndërsa njëri prej tyre ishte edhe ai i këngëtares së famshme Katy Perry.

“E paske mbytur fare mbretëreshë”, i ka shkruar Katy Duas. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm