Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë fejuar pasi aktori i ka propozuar këngëtares gjatë Krishtlindjeve me një gjest romantik.
Çifti i lumtur, që kanë qenë në një lidhje për më shumë se një vit, janë fejuar në mënyrë diskrete dhe planifikojnë të festojnë me miqtë dhe familjen e tyre në natën e Vitit të Ri.
Këngëtarja e hitit “Levitating”, 29 vjeçe, dhe aktori i filmit “Fantastic Beasts”, 34 vjeç, janë përshkruar si të dashuruar kokë e këmbë, ndërsa miqtë e tyre janë shumë të gëzuar për këtë hap të rëndësishëm.
Në një postim të fundit në Instagram, Dua shfaqi një unazë diamanti në gishtin e fejesës, teksa pozonte me një aksesor festiv në kokë dhe çizme prej gëzofi të markës Moon Boot.