Dua Lipa e Calvin Harris ende të parët, dyshja paralajmërojnë klipin e “One Kiss”

By

Edhe në BBC Radio dolën të parët, e edhe tani pas ca jave nga publikimi i këngës ata po vazhdojnë të jenë në pozita udhëheqëse nëpër top listat britanike.

Dua Lipa dhe DJ i njohur Calvin Harris, publikuan këngën e përbashkët të quajtur “One Kiss”, mirëpo kjo këngë e pëlqyer shumë nga audienca, nuk ka një videoklip.

Këngëtarja e DJ, tani kanë paralajmëruar edhe klipin e këngës e Dua Lipa ka publikuar edhe një fotografi në një shkretëtirë, që është shkrepur gjatë xhirimeve.

“One Kiss është numër 1 për javën e dytë me radhë! Jam shumë e entuziazmuar që po e publikoj këtë fotografi nga videoklipi une!  Mezi po presim që ta shihni”, ka shkruar Dua në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm