Donatella Versace: “Kosova ka shumëçka për t’u krenuar”

By

Pasi që filmi kosovar “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave për çmimin “Oscar”, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Në postimin e ndarë me 76 milionë ndjekësit e saj, Dua u shpreh: “Kosova po shkon në Oscars 2022! Ndjehem jashtëzakonisht krenare, sa një mënyrë e mahnitshme për ta mbyllur këtë vit me një film në listën e ngushtë”.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Por, ajo që ra në sy në postimin e Dua-s, ishte komenti nga Donatella Versace, e cila u shpreh: “Mrekulli! Ti duhet të jesh shumë krenare Dua, Kosova ka shumëçka për t’u krenuar”, shkroi Versace.

“Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtar për edicionin e 94-të të ceremonisë së çmimeve “Oscars”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm