Don Xhoni nën menaxhimin e “AVD Digital”

By

Muajin e kaluar, pas afro dy vitesh, reperi Don Xhoni ndau rrugët me labelin Gjoni Black.

Lajmin atë kohë Don Xhoni e bëri të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehu mirënjohje e respekt duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur hatërmbetje.

Por, nuk shkoi shumë gjatë dhe reperi u bë me menaxher të ri.

Ai tashmë është nën menaxhimin e kompanisë “AVD Digital” të menaxherit Denis Avdiu.

Lajmin e bëri të ditur Denisi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm