Këngëtarja shkupjane e cila sot feston 25 vjetorin e saj të lindjes, ditën e sotme siç edhe pritej ka marrë surprizën e parë, edhe atë mjaft herët.
Njëra prej mikeshave të saj befasoi atë me disa tollumbace të cilat formonin emrin e këngëtares si dhe numrin e sakt të viteve që mbush sot.
E emocionuar me surprizën në fjalë, Adelina të njejtën e publikoi edhe në rrjete sociale duke thënë se kjo ishte surpriza më e bukur e marrë ndonjëherë.
Dita është mjaft e gjatë e kushedi se ç’pritet t’i ndodhë në orët në vazhdim asaj. /Prive.al/