Dita e tretë e “Femart”, shfaqet filmi “Zgjoi”

By

Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste “Femart” e ka filluar edicionin e nëntë për të tretën ditë me radhë. Motoja e sivjetme e këtij festivali është “F… Seksizmit”.

Në ditën e sotme ky festival ka për agjendë t’i përkrah artistët e rinj si dhe filmat e tyre t’i prezentojë para publikut. Pos filmave vendor do të shfaqen edhe filma nga shtetet e huaja.

Këtu më poshtë e keni agjendën:

Podcast “Çka ju ka bo pandemia?” // Autore: Uresa Ahmeti / KS
Folësit: Zana Hoxha dhe Robert Nuha // Lokacioni: Livestream në uebfaqen e FemArt & në Facebook
ORA: 12:00-13:00

Në Kino Armata do të keni rastin të shikoni dhe shijoni:

Shfaqja e filmit “The Eichmann Project – Terminal 1” & Diskutim / IZR
Regjisore: Lilach Dekel-Avneri // ORA: 13:00 – 15:00

Shfaqja e filmave “Neo & Doku Filmat“/ KS
Regjisorët/et: Valmira Rashiti, Redon Kika, Nol Sahatçiu, Anisa Krasniqi, Bardha Kryeziu, Vlera Azizi, Tringa Berisha, Era Skivjani, Flutura Balaj, Entela Hoxha, Yllka Haxhikadrija // ORA: 15:00-16:00

Shfaqja e dokumentarit & diskutimi “Askush nuk ka nevojë për të” / SRB
Skenari dhe regjia: Maja Mitić // Asistent skenari: Dženeta Agović
Aktoret: Maja Mitić, Dragana Jovanović, Aleksandra Pavlović // Narrator: Olivera Viktorović Đurašković
ORA: 16:00 – 18:00

Shfaqja e filmit “Katër Nënat” / IZR
Regjisorët: Raphael Levin dhe Dana Keidar Levin // ORA: 18:00-19:00
Shfaqja e filmit “Zgjoi” // Regjisore: Blerta Basholli / KS
Aktorët: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha etj.
Producent: Yll Uka // ORA: 19:30 – 21:30.

Artikuj të ngjashëm